Ministri i Telekomunikacionit të Iranit, Mohammad Javad Azari-Jahromi, ka akuzuar Izraelin për sulme kibernetike mbi infrastrukturën iraniane të cilin ai e ka cilësuar si të dështuar.
Ministri Azari-Jahromi, është zotuar se do t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore për të dënuar këtë sulm, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Regjimi sionist (Izraeli) i njohur për sulmet me virusin kompjuterik Stuxnet, ka kryer sulme kibernetike ndaj Iranit për ta dëmtuar infrastrukturën e komunikimit tonë”, ka deklaruar ministri i Telekomunikacionit të Iranit, Mohammad Javad Azari-Jahromi.
“Falë ekipeve tona vigjilente, ai sulm ka dështuar. Irani do t’u drejtohet organeve ndërkombëtarë në mënyrë që të ndërmarr masa ndaj Izraelit”, ka shtuar ai.