Irani ekzekuton me varje dy protestues anti-qeveritarë

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Dy protestues iranianë janë ekzekutuar, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve “Tasnim”.

Gjyqësori iranian njoftoi ekzekutimin me varje të dy burrave të dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave antiqeveritare që përfshinë vendin në dhjetor dhe janar.

Erfan Esfandiari dhe Gol Mohammad Mohammadi janë ekzekutuar mëngjesin e së dielës, ka njoftuar “Tasnim”.

Sipas autoriteteve iraniane, ata akuzoheshin se kishin lidhur dy oficerë policie në një tabelë rrugore, i kishin goditur me gurë, i kishin spërkatur me benzinë dhe më pas u kishin vënë flakën në qytetin e Isfahanit.

Ndryshe, pas konfliktit të armatosur mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, arrestimet dhe ekzekutimet në Iran janë shtuar dukshëm.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani renditet i dyti në botë për numrin e ekzekutimeve, pas Kinës.

Organizatat Iran Human Rights dhe Ensemble contre la peine de mort (ECPM) raportojnë se gjatë vitit 2025 autoritetet iraniane ekzekutuan mbi 1,639 persona, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 1989.

Të ngjashme