Irani liron përkohësisht 85 mijë të burgosur, shkak Coronavirusi

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Rreth 85 mijë të burgosur në Iran janë liruar përkohësisht, kështu duke përfshirë edhe të burgosurit politikë.

Numri i të vdekurve në Iran nga Coronavirusi ka arritur në 853 dhe gjithsej 14,991 njerëz janë konfirmuar të infektuar në të gjithë vendin, një nga shpërthimet më të këqija kombëtare jashtë Kinës, nga origjina e virusit të ri.

“Rreth 50% e të liruarve janë të burgosur që lidhen me sigurinë … Gjithashtu në burgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin,” tha zëdhënësi Gholamhossein Esmaili.

Shumë iranianë kanë injoruar thirrjet e autoriteteve shëndetësore për të qëndruar në shtëpi por institucionet kanë mbyllur vendet e shenjta myslimane shiite të vendit dhe faltoret në Teheran dhe Qom, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të Iranit.

Të ngjashme