Irani refuzon ofertën e Trumpit për bisedime

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se vendi i tij nuk do të negociojë me Presidentin Donald Trump.

Kjo do të ndodhë përveç nëse SHBA tregon “respekt” ndaj angazhimeve të Teheranit për marrëveshjen bërthamore.

Në një intervistë ekskluzive me CNN, Zarif paralajmëroi se SHBA-të janë “duke luajtur një lojë shumë të rrezikshme” me rritjen e pranisë ushtarake në rajon.

Të dielën Presidenti Trump ka ashpërsuar retorikën e tij.

“Nëse Irani dëshiron luftë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Asnjëherë mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara përsëri”, tha Trump, shkruan CNN.

“Irani nuk do të përkulet ndaj kërcënimeve”, tha Zarif.

“Irani kurrë nuk negocion me detyrim, nuk mund të kërcënoni ndonjë iranian dhe të prisni që ata të angazhohen. Mënyra për ta bërë këtë është përmes respektit, jo përmes kërcënimeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme