Irani shënon ditën e tretë me më pak se 100 vdekje nga Coronavirusi

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Irani me statistika pozitive në tri ditët e fundit me bilancin e të vdekurve nga coronavirusi.

Numri i vdekjeve të coronavirusit në Iran ishte nën 100 për të tretën ditë radhazi të enjten.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha në një deklaratë në TV shtetëror se 92 të tjerë ishin regjistruar si duke vdekur nga virusi, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 4,869.

Numri i përgjithshëm i rasteve të Iranit me njerëz të infektuar me coronavirus ka arritur në 77,995, tha Jahanpur, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Të ngjashme