Irani shënon rekord të viktimave të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 1135 numri i përgjithshëm i viktimave të Coronavirusit në Iran. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 147 vdekje të reja, që paraqet rekord për këtë periudhë kohore.

Irani është vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme. Deri më tani, në këtë shtet janë infektuar mbi 16 mijë persona ose rreth 90 për qind e të gjithë të infektuarve në rajon.

Më parë, qeveria iraniane është akuzuar për masa të ngadalshme në luftën kundër virusit dhe madje edhe për fshehjen dhe mbulimin e rasteve të para.

Autoritetet më në fund kanë vendosur t’i mbyllin për vizitorë vendet e shenjta, ku tuboheshin mijëra njerëz, shkruan “Free Europe”.

Të ngjashme