Irinej pas takimit me krerët serbë: Puna e Kosovës është të heq taksën, pastoj shohim për dialogun

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë patriarku Irinej, ka thënë se janë të një mendimi se si duhet reagojnë në lidhje me Kosovën, njofton Klan Kosova.

Këto deklarata ai i bëri pas përfundimit të takimit të mbajtur në Patrikanën e Beogradit me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daciq.

Takimi mes tyre ishte iniciuar nga Presidenti Vuçiq i cili ka reaguar menjëherë pas miratimit të Platformës nga Kosova për dialogun përfundimtar me Serbinë.

“Kemi pasë njëjtin mendim në lidhje me problemin dhe gjithashtu mendimin e njëjtë se si të reagojnë”, tha patriarku i Irinej Kishës Ortodokse Serbe. Sipas tij çështja me Kosovën , po bëhet gjithnjë e më e komplikuar.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por me ata që e duan. Jam i zhgënjyer që i kam prezantuar përfaqësuesit ndërkombëtarë tek teksti i kësaj platforme dhe u kërkoja përfaqësuesve të Bashkimit Evropian t’i paralajmërojnë ata që të mos e bëjnë këtë, sepse kjo shënon fundin e mundësisë për çdo kompromis, sepse ajo që ata kërkojnë nga Serbia është një fyerje për ndjenjën e përbashkët. Puna e tyre është të anulojnë taksën, pastaj të shohim nëse ka vazhdim të dialogut”, ka thënë patriarku serb Irinej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme