IRK dhe START dhurojnë 290 çanta me material shkollor për fëmijët jetimë

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 11:53 | Nga

Organizata Humanitare “Islamic Relief Kosova” (IRK) me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka bërë shpërndarjen e 290 çantave me komplet materialin shkollor për fëmijët jetimë të disa komunave të Kosovës, donacion nga Institucioni Mikrofinanciar – START.

Drejtori i “Islamic Relief Kosova” Ramadan Berisha, duke iu uruar të gjithë nxënësve në Kosovë fillimin e vitit të ri shkollor dhe duke e falënderuar Institucionin Mikrofinanciar – START, tha se bashkëpunimi i kësaj natyre mes një organizate humanitare dhe një institucioni siç është START-i është i rëndësisë së madhe, pasi kjo drejtpërsëdrejti kontribuon në sektorin më të rëndësishëm, e që është edukimi i brezave të rinj.

Derisa drejtori i START-it Vehbi Zeqiri, potencoi se ky bashkëpunim me “Islamic Relief” në Kosovë në përzgjedhjen e fëmijëve të cilët më së shumti kanë nevojë për ndihmë, e bënë këtë ngjarje tradicionale të rëndësisë së veçantë.

Ai shtoi se aktivitete të tilla duhet të zgjerohen dhe të përkrahen nga të gjithë, sepse është investim i drejtpërdrejt në të ardhmen e ndritshme të vendit tonë.

Stafi i “Islamic Relief Kosova” dhe Institucionit Mikrofinanciar – START me këtë rast i urojnë të gjithë nxënësve, punonjësve të arsimit, por edhe prindërve nismë të mbarë të këtij viti shkollor, me dëshirën më të madhe që sa më shumë të arrijnë suksese në mësime, në të gjitha drejtimet.

Ky është viti i nëntë me radhë që “Islamic Relief Kosova”, në bashkëpunim me institucione të ndryshme të vendit, por edhe komuna organizojnë ngjarjen për shpërndarjen e çantave shkollore dhe materialit shkollor, ku përfshihen fletore, lapsa, ngjyra, si dhe mjete të tjera shkollore për fëmijët jetimë nga komunat si: Prishtina, Drenasi, Skenderaj, Mitrovica, Vushtrria, Lipjani, por edhe komuna të tjera që janë të regjistruar në departamentin e jetimëve pranë “Islamic Relief Kosova”.

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme