Ka filluar takimi ndërmjet krerëve të LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës si përpjekje e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.
Në takim është parë duke hyrë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, raporton Ekonomia Online.
Më herët në Kuvendin e Kosovës ka arritur edhe Avdullah Hoti.
Takimi vjen pas mbledhjes së kryesive të të dyja partive.
Sipas informacioneve jozyrtare mësohet se edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka hyrë në Kuvendin e Kosovës në takim me Isa Mustafën.