Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur partinë në selinë e kësaj të fundit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të caktohet përbërja e re e LDK-së.
Mustafa u takua të hënën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.
Të shtunën më 3 gusht Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.