Ish-ambasadori amerikan Munter propozon “diplomaci pa zhurmë” në dialogun Serbi-Kosovë

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i dikurshëm amerikan në Serbi, Cameron Munter, aktualisht president i Institutit “Perëndim-Lindje” mbështet idenë që në dialogun për Kosovën të përfshihen më shumë aktorë.

“Në fillim të vitit të ardhshëm do të jenë mundësi të reja, ekipi i në Bruksel, ekipi i ri në Kosovë, kuptohet, qeveria serbe dhe opozita serbe të gjithë të marrin pjesë”, i ka deklaruar ai TV N1, transmeton Koha.net.

Do të dëshiroja që qeveria e re Kosovës të ketë vullnet për ta zgjidhur problemin e taksës “nën radarë”, ndërsa çështjen që e theksojnë shqiptarët – që serbët të ndalin së delegjitimuari vendet që e kanë njohur Kosovën, ndërsa ka shtuar se i beson diplomacisë pa zhurmë.

Munter thotë se pajtohet me idenë që në dialog të marrin pjesë sa më shumë aktorë, duke shtuar edhe pjesëmarrjen e Institutit që drejton në dialogun për Ballkanin, duke paralajmëruar takimin në Bruksel në muajin dhjetor. Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë që pjesë e negociatave të jetë edhe përfaqësuesi rus.

Ai tha se nga kontaktet me njerëz në rajon ka parë dëshirën që që problemet të zgjidhen.

“Si një diplomat amerikan, unë mbështesë idenë që Serbia ta njohë Kosovën dhe që Kosova e Serbia të punojnë bashkë dhe të zgjidhin problemet që kanë”, u shpreh Munter, transmeton Koha.net.

Të ngjashme