Ish-lojtari i basketbollit, Dennis Rodman është në Singapor pas takimit midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut dhe ai u përlot në CNN derisa po diskutonte për këtë takim historik.
Rodman e ka njohur Kim Jong-un për vite dhe madje solli një ekip të basketbollit në Korenë e Veriut një herë, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa diskutoi për një udhëtim të mëparshëm në vend, ai tha: “Kam marrë kaq shumë kërcënime me vdekje. Besoja në Korenë e Veriut dhe kur erdha në vendin tim unë nuk mund të shkoja në shtëpi. Më duhej të fshihesha për 30 ditë. Por unë e mbajta kokën lart. E dija se gjërat do të ndryshonin”.