Ish-deputetja: Çlirimtarët po persekutohen, Qeveria Kurti rri e patrazuar dhe i anashkalon

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka shkruar se Qeveria e Kosovës po rri e patrazuar dhe se Qeveria Kurti po i merr me shumë qetësi, ato që ajo i cilëson si “persekutime të padrejta ndaj çlirimtarëve të saj”.

Ismaili thotë se asnjë qeveri tjetër në botë nuk i anashkalon ata që sakrifikuan dhe që vazhdojnë të sakrifikojnë për lirinë e vendit.

“Qeverinë e Republikës së Kosovës e shohim vetëm të patrazuar dhe me kaq qetësi ndaj persekutimeve të padrejta të çlirimtarëve të saj.

Asnjë qeveri tjetër në botë nuk i anashkalon ata që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për lirinë e vendit! #Luftetaret e lirisë”, ka shkruar ajo, duke i kërkuar reagim Kurtit.

Të ngjashme