Ish-gjenerali serb: Në Kosovë janë bërë krime lufte

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 15:38 | Nga

Gjenerali i pensionuar serb, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar më 22 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, ka dhënë një intervistë nga burgu në Finlandë ku gjendet pas aktgjykimit nga Tribunali i Hagës.

Në këtë intervistë të “Balkan Info”, ai ka folur për shumë ngjarje në kohën sa ka qenë komandant lufte në Kosovë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, transmeton Koha.net.

Pavkoviq, i cili ka qenë njëri nga njerëzit kryesor të Sllobodan Millosheviqit gjatë zhvillimeve në Kosovë, është ende besnik i tij.

Për krime kundër njerëzimit (deportim, dëbim të dhunshëm, vrasje e ndjekje), vrasje të shqiptarëve gjatë luftës në vitin 1999, në shkurtin e vitit 2009 ai është dënuar më 22 vjet burgim.

Prapa grilave është qe 14 vjet.

Gjatë intervistës ai nuk i ka kontestuar krimet e luftës në Kosovë ndërsa ka pohuar se vetë i ka proceduar të gjitha krimet për të cilat ka pasur njohuri.

Duke folur rreth arrestimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2001, ai ka treguar se i kishte thënë kryetarit të atëhershëm Vojislav Koshtunica ”jepe urdhrin e ne me raketa do ta ndalojmë ekstradimin e tij në Hagë”, por Koshtunica, sipas tij, pas kësaj nuk u paraqit më.

Në intervistën e gjatë 7 orë, Pavkoviq ka folur edhe për kontaktet që ka pasur me Ramush Haradinajn në burgun Hagës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme