Ish-këshilltari i Trumpit tregon pse Bideni përdor dhoma artificiale

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish-presidentit Trump, Stephen Miller, ka treguar pse presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përdor pamje artificiale në prapavijë gjatë disa paraqitjeve publike.

“Arsyeja pse Biden e përdor këtë set të çuditshëm pamor për takimet televizive – e jo ndonjë dhomë të vërtetë si Dhoma Lindore, Kabineti, Zyra Ovale, Dhoma Roosevelt, Dhoma e Uljes, etj. – është sepse ia mundëson atij leximin e skriptës drejtpërdrejt nga një ekran”, shkroi Miller në rrjetet sociale.

Pamjet artificiale dhe hapësira që shfaqet në disa paraqitje të presidentit amerikan nuk ndodhen fare në Shtëpinë e Bardhë, por në një objekt tjetër afër saj. Këto pamje janë paraqitur edhe kur presidenti e mori dozën e tretë të vaksinës së kompanisë “Pfizer”, shkruan Fox News.

Pas publikimit të pamjeve artificiale, shumë amerikanë komentuan në internet. Gazetarja Kimberly Morin shkroi: “A e lejojnë atë (Bidenin) në Shtëpinë e Bardhë të vërtetë?”

Sallën me pamje artificiale janë parë duke e përdorur edhe ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Të ngjashme