Ish-këshilltari i Veselit: VV-ja tentoi t’i afrohet Devollëve sapo erdhi në pushtet

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 22:08 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila njihet për kundërshtimet e saj ndaj kompanive të ‘Devolli Group’, pas ardhjes në pushtet ka tentuar të afrohet me këtë parti.

Kështu ka deklaruar ai në Pressing, në T7, ku ndër të tjera tha se Vetëvendosje po tenton të krijojë lidhje me biznesmenët e njohur.

“Shumë parti, njësoj edhe Vetëvendosje, sapo kanë ardhur në pushtet kanë shikuar si të krijojnë lidhje me bizneset, në këtë rast edhe me Devollët”, ka thënë Latifi.

Ky debat vjen pasi Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, shkoi në emision në televizionin Klan Kosova, më shum se 2 vjet prej kur dikush nga VV pranoi të paraqitet për herë të fundit në këtë medium, që është në pronësi të ‘Devolli Group’.

Të ngjashme