Ish-kryeinspektori i AKI-së: Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave që ka në dorë Vulini

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka reaguar pas takimit të fundit në Bruksel, e lidhur me deklaratën e Kryeministrit Kurti se “Lajçak është koordinuar me Vuçiqin”.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se skandali që mund t’i del emisarit evropian bashkë me ekipin e tij, mund ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut.

Sipas tij, emisari Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi përmes metodave që ka në dorë Vulini.

“Me zgjedhje zhduket opozita”, Musliu i reagon Kurtit: Edhe Isa Mustafa dikur pat thënë Prishtinën e fitoj me duar në…
“Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën”, ka shkruar mes tjerash Ramadani.

Postimi i plotë:

Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun

Skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini.

Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën.

Të ngjashme