Ekonomia Online
FUNDIT

Ish-kryeministri i Sllovenisë kërkon hetim parlamentar për aferën Berishaj: Edhe tri nënshkrime

Ish-kryeministri i Sllovenisë kërkon hetim parlamentar për aferën Berishaj: Edhe tri nënshkrime

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka publikuar në Twitter disa raportime gazetash për skandalin e madh financiar në të cilin është implikuar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Jansha tha se Qeveria e Sllovenisë po e kthen këtë shtet në faqet e para të gazetave jashtë vendit. Jansha tha se nga muaji maj […]

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka publikuar në Twitter disa raportime gazetash për skandalin e madh financiar në të cilin është implikuar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Jansha tha se Qeveria e Sllovenisë po e kthen këtë shtet në faqet e para të gazetave jashtë vendit.

Jansha tha se nga muaji maj po presin për tri nënshkrimet që siç thotë ai, koalicioni qeverisës atje i ka premtuar për formimin e një komisioni hetimor për skandalin ku përfshihet kryeministri aktual i Sllovenisë, Robert Golob.

“Me sa duket, të gjitha parlamentet e Ballkanit do të krijojnë komisione hetimore për dyshimet për korrupsion në lidhje me kompaninë GENi, para Asamblesë Kombëtare Sllovene. Që nga muaji maj, ne kemi pritur më kot tre nënshkrimet e premtuara të koalicionit Sllovenia e Re”, ka thënë Jansha.

Že veste zakaj moramo mi-država pokrivati elektroenergetske minuse Gen-i …. in imamo hkrati eno najdražjih elektrik v Evropi?
A da ne?
Na kermu planetu pa živite? pic.twitter.com/wMbYyXP4Al

— Dolinarjev_vnuk (@Dolinarjev_vnuk) January 17, 2023

Të ngjashme