Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte edhe kandidat për kryetar komune, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili përmes facebook tha se Selatin Retkoceri tashmë është i bindur se PDK ka guximin, vullnetin për ta bërë ndryshimin për qytetarët.

”Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte edhe kandidat për kryetar komune, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik.

Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët.

Të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart Flamurin e Kosovës”.

“Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë”, përfundon Kadri Veseli.

Të ngjashme