Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Zveçanit Sergjan Milosavleviq iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00.

“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u tha ai protestuesve.

Ai ftoi edhe qytetarët që nesër në orën 7:00 të vijnë në të njëjtin vend, por në numër sa më të madh, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.

“Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, tha Milosavleviq.

Të ngjashme