Ish-ministri i Brendshëm: Serbia po e prolongon njohjen, vendimi për targa është dashur të shtyhej

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 08:01 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, e sheh situatën në veri goxha serioze. Sipas tij, grupet kriminale me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, po e destabilizojnë veriun e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ish-ministri ka thënë se me situata të tilla Serbia mund të shkaktojë probleme të mëdha dhe duke i viktimizuar qytetarët serb.

“Situata momentale në Kosovë është pak e ndërlikuar për shkak të brishtësisë në pjesën veriore të Mitrovëces veriore, pasi aty ka të bëjë me disa qytetarë janë të inkriminuar nga Qeveria e Serbisë dhe i zbatojnë urdhrat direkte nga presidenti Vuçiq. Serbisë nuk i konvenon një moment i tillë të ulet në tavolinë me probleme të tilla, por me probleme teknike krijon ekcese. Ne duhet të jemi vigjilent sepse Serbia mund t’i viktimizojë qytetarët serb në veri, të shkaktojë probleme teknike, në mënyrë që të prolongojë sa më gjatë bisedimet të cilat e bien statusin final ndërmjet dyja shteteve”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, çështja e targave është zgjidhur në vitin 2011, ndonëse kishte munguar implementimi i tyre.

Dialogimi i Kosovës me Serbinë për targat, sipas Mustafës nuk do duhej të ishte në tavolinën e bisedimeve.

“As Asociacioni e as targat nuk janë problem që Serbia, por ato janë vetëm në mënyrë deklarative. Kosovës i konvenon që të bisedojë dhe t’i zgjidh problemet politike, ato teknike zgjidhen kur përfundojnë problemet politike. Problemi i targave nuk ka qenë dashtë të jetë në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo është zgjidhur në vitin 2011. Nuk kemi mundur t’i implementojmë për shkak të problemeve të cilat i kanë shkaktuar grupet kriminale të inkriminuara nga Serbia”, u shpreh Mustafa.

Mustafa thotë se kryeministri Kurti do duhej ta shtynte afatin e kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndonëse thotë se ishte kundër një shtyrje të tillë.

“Unë e kam thënë se nuk është dashur të shtyhet por pasi që ndërkombëtarët kanë insistuar 10 muaj afat, atëherë është dashur të jepet ky afat, sepse edhe pas kësaj kohës, gjendja do të ishte e njëjtë”, thotë Mustafa.

Të ngjashme