Ish-ministri Tahiri në burgun 313, vendoset në një dhomë observimi

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vendosur në një prej qelive të burgut 313 në Tiranë pak orë pasi gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi dënimin etij me 3 vjet e 4 muaj burg.

Pas përfundimit të procedurave në ambientet e Drejtorisë së Policisë ish-ministri i Brendshëm u shoqërua për në ambjentet e burgut pak para mesnatës së të shtunës, 4 shkurt 2022.

Me vëtë kishte disa rroba si dhe paketat e cigareve e ndërsa gardianet e shoqwruan drejt godinës B ku ndodhet edhe qelia e tij.

Sipas drejtorisë së burgjeve Saimir Tahiri duke qënë se ka pasur detyrën si minister i Brendshëm për 10 ditë do të qëndrojë një një dhomë observini.

Brenda këtij ambient do të ketë një komodinë, një krevat si dhe tualetin që është brenda dhomës.

Pas përfundimit të regjimit 10 ditor familjarët mund ti dërgojë Tahirit edhe pajisje elektroshtëpiake të lejuara brenda ambienteve të burgjeve.

Ndërkohë policia e burgut do të kryejë procedurën e marrjes së deklarimeve të personave që mbahen tek 313-ta për të verifikuar nëse kanë konflikte të mbartuara.

Informacione për këtë çështje do ti kërkohen edhe ish ministrit për të shmangur lënien e tij në të njëjtin sektor më persona me precedent kriminal apo të arrestuar në kohën kur ministër ishte Saimir Tahiri.

Apeli i posacshëm e shpalli fajtor atë për vepren penale të shpërdorimit të detyrës pasi me veprime dhe mosveprime ka favorizuar grupin Habilaj në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Tahiri u dënua më 5 vjet por për shkak të gjykimit të shkurtur do të vuaj 3 vitë e 4 muaj burgim.

Tetë argumente përdori më4 shkurt 2022 Gykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dënuar me 3.4 vite burg ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 13:00 por u dha rreth orës 17:00 “për shkak të kompleksitetit të çështjes gjykatës iu desht një kohë më e gjatë” tha dje relatori i çështjes Engert Pëllumbi.

Të ngjashme