Ish-ndihmësja shtëpiake dyshohet se vodhi stoli ari për tre muaj në një shtëpi në Prishtinë

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Një femër ka njoftuar se nga banesa e saj gjatë periudhës tre mujore janë vjedhur stoli ari.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:40 në rrugën “Imzot Nikë Prelaj”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se ankuesja dyshon se veprën e ka kryer ish-ndihmësja shtëpiake.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është nën hetime nga njësitë policore.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se nga banesa e saj gjatë periudhës tre mujore janë vjedhur stoli ari në vlerë. Ankuesja dyshon se veprën e ka kryer ish-ndihmësja shtëpiake e dyshuara kosovare. Rasti nën hetime nga njësitë policore”, thuhet në raport.

Të ngjashme