Ish-presidenti i Egjiptit vdes gjatë seancës gjyqësore

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, 67-vjeç, ka vdekur në gjykatë, pas një seancë në procesin që po zhvillohej kundër tij.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit.

Morsi u zgjodh president i Egjiptit në vitin 2012, pas zgjedhjeve të para demokratike të zhvilluara në këtë shtet, si rezultat i ‘Pranverës arabe’, që i dha fund sundimit 30-vjeçar të Hosni Mubarak.

Por, ai u rrëzua nga pushteti në vitin 2013, pas protestave masive dhe puçit ushtarak.

Ai shërbeu si presidenti i Egjiptit vetëm për një vit, ndërsa organizata “Vëllazëria Myslimane”, pjesë e së cilës ishte, u shpall organizatë ilegale nga pushteti i presidentit aktual, Abdel Fattah el-Sisi

Të ngjashme