Ish-presidentja Jahjaga kërkon të ruhet mjedisi e të shtohen hapësirat e gjelbra

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 12:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja Aifetet Jahjaga i është bashkuar iniciativës së komunës së Prishtinës për mbjelljen e fidanëve dhe drunjve në kuadër të Javës së Gjelbër që ka filluar të hënën, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Jahjaga ka kërkuar që të ruhet mjedisi e të shtohen hapësirat e gjelbra.

“Uroj Komunën e Prishtinës. Iu kam bashkuar kësaj iniciative të javës globale për të mbjell fidanë, ku këtë vit me radhë po bëhen organizime nga komuna e Prishtinës, për të përçuar mesazhin për neve si qytetarë që duhet të kontribuojmë në ruajtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes për gjeneratat e reja”.

Drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari, ka falënderuar Jahjagën që i është bashkuar kësaj iniciative. Ajo ka sqaruar se janë mbjellë 50 fidanë dhe do të vazhdohet me aktivitete të tjera gjatë javës, raporton EO.

“Ne për gjatë gjithë vitit organizojmë aksione të tilla simbolike për të shënuar javën e gjelbra, por edhe për t’iu treguar qytetarëve të na bashkëngjiten në aksione të tilla”.

“Kësaj radhe kemi pasur fatin të kemi personalitete të njohura siç është ish presidentja Jahjaga, e cila në çdo aktivitet tonin nuk ka ngurruar të jetë pjesëmarrëse”, tha Hajdari.

“Përreth 50 fidanë kemi mbjell dhe do te mbjellim edhe fidanë tjera gjatë javës dhe nesër do të vazhdojmë me vazo dekorative “.

LEXONI EDHE:

Image may contain: 4 people, people standing, shoes, child and outdoor
Image may contain: 4 people, people standing, child, shoes and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, people walking, tree, outdoor and nature
Image may contain: 2 people, people standing, shoes and outdoor

Të ngjashme