Ish-presidentja Jahjaga do të mbajë fjalim në Beograd

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 11:03 | Nga

Presidentja e parë femër në Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitoj Beogradin në qershor, si pjesë e një festivali tradicional midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton gazetametro.net

Nga data 31 maji deri me 6 qershor do të mbahet ky festival, i cili është organizuar nga OJQ’të e Beogradit dhe Prishtinës. Ky festival quhet “Mirëdia, Dobardan”, i cili është financuar nga fondi për mbështetje te shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera eropiane.

Me këtë rast, Jahjaga do të bëjë promovimin e një libri i cili paraqet dhunën ndaj femrës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme