Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nëpërmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ka treguar për një takim me Presidentin e Irlandës, në Dublin.
Ajo ka thënë se ka biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Irlandës dhe Kosovës tek procesi i integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ky është postimi i plotë i Ish Presidentës Jahjaga:
“Sot pata një takim të përzemërt në Dublin me Presidentin e Irlandës, Shkëlqesinë e tij Z. Michael D. Higgins. Në takim diskutuam mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona me theks të veçantë tek procesi i integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
“Poashtu folëm për rëndësinë e pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si parakusht për një të ardhme paqësore të rajonit brenda Unionit Evropian. Irlanda është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008”.