Blerja e armëve që po e proklamon presidenti serb, Aleksander Vuçiq, Ponosh ka thënë se më shumë është duke u bërë për fushatë mediale.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të Serbisë, Zdravko Ponosh, ka thënë se problemi më i madh i ushtrisë serbe është gjendja e personalit, që është në numër të pamjaftueshëm, sesa problemi i investimit në pajisje.
Sipas tij, shumë pak serbë kanë vullnet t’i bashkohen ushtrisë “dhe ky fakt po injorohet”, ka thënë Ponosh.
Blerja e armëve që po e proklamon presidenti serb, Aleksander Vuçiq, Ponosh ka thënë se më shumë është duke u bërë për fushatë mediale.
“Unë besoj se fotografia e Vuçiqit me ushtrinë nuk kanë të bëjnë aq me forcimin e fuqisë ushtarake të Serbisë, ka të bëj me PR-në e tij dhe në krizën që e ka në popull”, tha Ponosh për gazetën Nova.
Madje Ponosh ia shpërfaq dështimet Vuçiqit me blerjen e armatimit.
“Dhe tanket dhe transportuesit e personelit të blinduar, veçanërisht ato që Vuçiq po i blen janë afërsisht të moshës sime, nuk janë diçka që na nevojiten”, tha Ponosh.
Serbia dhe presidenti i saj Vuçiq, kanë mbetur peng në mes Rusisë dhe Perëndimit, duke mos zgjedhur rrugën se kah dëshirojnë të shkojnë. Vuçiq aspiron anëtarësimin në NATO, ndërsa blen armë nga Rusia, që BE-ja dhe SHBA-të janë kundër.