Ish-studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Visar Limani, në bashkëpunim me investitorë nga Zvicra, ka ndërtuar ankandin e parë online në Kosovë, të quajtur “Magazina.com”.
Sipas Limanit, kjo platformë u ofron të gjithë përdoruesve shitje të tipit “ankand”, me ç’rast të gjitha bizneset dhe përdoruesit privatë, kanë mundësi t’i shpallin produktet e tyre në shitje me çmime fillestare, si dhe u mundëson blerësve që të japin oferta, ku oferta më e lartë cilësohet edhe të jetë fitues i ankandit.
“Magazina është krijuar me idenë e reprezentimit të një magazine online, ku përfshihen të gjitha kategoritë e produkteve, patundshmërive dhe automjeteve, si dhe përdoruesve të magazinës u ofrohet mundësi e shpalljeve të ndryshme”, tregoi tutje ish-studenti Limani.
Magazina operon në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës dhe se shpejti do te zgjerohet ne shtetet tjera.