Julen Lopetegui, u shkarkua ditën e djeshme nga detyra si trajner i Spanjës, për arsye ende të paqarta.
Shkarkimi i tij u konfirmua në një konferencë të jashtëzakonshme nga përfaqësuesit të ekipit të Spanjës.
Së fundmi Lopetegui ka folur mbi shkarkimin e tij duke thënë se ndihej i trishtuar për këtë vendim që ishte marrë ndaj tij.
“Jam shumë i trishtuar, por dëshiroj që Spanja të luajë një lojë të shkëlqyer në Botëror dhe të fitojë” ka thënë Lopetegui.
“Kemi një ekip të mrekullueshëm”, shtoi më pas ai.
Sipas mediave spanjolle, Lopetegui u shakrkua pasi u quajt si tradhëti ndaj ekipit të Spanjës vendimi i tij për të qënë trajner i Real Madridit, transmeton Albeu.