Ish-ylli argjentinas: Messi i vetëm s’mund t’ia fitojë troftë Argjentinës

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është i vendosur ta fitojë Kupën e Amerikës këtë verë dhe përfundimisht ta ngrejë lart një trofe të madh me ekipin kombëtar të Argjentinës, por Mario Kempes është i brengosur për shanset e Albicelestes për ta arritur këtë.

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Mario Kempes, mendon se ekipi kombëtar varet shumë nga Messi dhe se superylli i Barcelonës nuk mund t’i fitojë i vetëm vendit trofe pa ndihmën e bashkëlojtarëve.

“Messi i vetëm nuk mund t’ia fitojë kampionatet (Argjentinës)”, tha Kempes gjatë një interviste me Radio MARCA.

“Ai mund t’ia fitojë ndeshjet dhe ta çojë në finale, por jo të fitojë gjithçka”, këmbënguli ai.

Kempes mendon se përfundimi i dobët dhe zhgënjyes i sezonit për Barcelonën mund të luajë rol në paraqitjet e Messit në këtë turne.

“Mendoj se Messi ka shumë dëshirë (për ta fituar Kupën e Amerikës), por tani ai vjen mendërisht dhe fizikisht dobët pas humbjeve ndaj Liverpoolit dhe dështimit në finale të Kupës së Mbretit”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme