Ish-zyrtarja Kryesore Financiare, Afërdita Grapci, humb betejën ligjore me NPL “Ambienti”

Pejë | 18 Nën 2023 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Kontesti i nisur dy vite më parë, pas një vendimi të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike lokale “Ambienti” për shkarkimin e Afërdita Grapcit nga pozita e zyrtares Kryesore Financiare ka marrë epilog në gjykatë.

Grapci, e cila ishte shkarkuar për mungesë të profesionalizmit në kryerjen e detyrave të saj, ishte ankuar në Gjykatën Themelore të Pejës.

Por kjo gjykatë e ka hedhur si të pabazuar kërkesën për padi, të Grapcit, duke vendosur në favor të vendimit të ish-Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Kujtojmë se para këtij vendimi nga ana e Gjykatës, Afërdita Grapci kishte humbur rastin edhe në shkallën e dytë të Inspektoratit të Punës.

Të ngjashme