Ishin duke shkuar në shkollë, dy vajza plagosen rëndë pas një sulmi me thikë në Gjermani

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Dy vajza kanë pësuar lëndime kur u sulmuan gjatë rrugës për në shkollë në Gjermaninë jugperëndimore të hënën në mëngjes.

Kështu ka thënë një zëdhënës i policisë, duke konfirmuar një raport nga e përditshmja gjermane Bild.

Zëdhënësi tha se nuk mund të jepte detaje të mëtejshme mbi sulmin, i cili ndodhi në Illerkirchberg, një qytet me rreth 5,000 banorë në perëndim të Mynihut.

E përditshmja gjermane Bild kishte raportuar më herët se sulmuesi kishte përdorur një thikë.

Pasi mbërriti në vendngjarje dhe u kujdes për dy vajzat e plagosura rëndë, policia zbuloi se një i dyshuar kishte ikur në një ndërtesë fqinje, tha Wolfgang Juergens, zëdhënës i policisë në qytetin gjerman të Ulm, për transmetuesin lokal SWR, përcjell Telegrafi.

Njerëzit brenda ndërtesës janë arrestuar, tha ai, pa thënë se sa persona janë gjetur dhe nëse ndonjë prej tyre ishte sulmuesi i dyshuar.

“Gjithçka e mëtutjeshme do të dalë nga hetimi në vazhdim”, tha ai.

Të ngjashme