Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker po qëndron në Kosovë për të përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Siç edhe kishte premtuar, miku i madh i Kosovës, i cili dëshmoi para botës për masakrën që u krye nga forcat serbe më 15 janar 1999, e viziton Kosovën pothuajse në çdo përvjetor të kësaj masakre.
Lidhja e tij emocionale me Kosovën, siç e kishte thënë edhe ai vetë është shumë e madhe. Por cila është rruga jetësore që e solli Walkerin deri në Kosovë. Reporteri.net. ju sjell rrugëtimin jetësor të Walker.
William Walker ka lindur në Kearny, New Jersey dhe ka shërbyer kryesisht në Amerikën Latine, veçanërisht Bolivi, Brazil, El Salvador, Honduras, Peru, dhe Argjentinë.
Rastësisht, ai e ndan emrin e tij me një ushtar historik i cili në shekullin XIX u përpoq të pushtonte pjesë të Amerikës Qendrore (dhe përfundimisht u ekzekutua). Nga viti 1988 deri në 1992, ai shërbeu si Ambasador në El Salvador.
Walker u emërua më pas për të kryesuar misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë, duke udhëhequr rreth 1400 punonjës ndërkombëtarë dhe 1500 lokalë midis tetorit të vitit 1998 dhe qershor 1999 së bashku me gjeneral majorin britanik John Drewienkiewicz, këshilltar ushtarak të Walker. Ky ishte një mision paqeruajtës i monitoruar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një përpjekje për të ndalur dhunën e vazhdueshme të forcave serbe në Kosovë.
Në vitin 1999, pas masakrës së Raçakut, Walker po bënte presion tek ekspertët mjekoligjorë të kryesuar nga patologja finlandeze Helena Ranta për të përmendur autorët e e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës në masakrën e Reçakut.
Më 18 janar 1999, qeveria e e ish-Jugosllavisë e shpalli atë person non-grata. Një javë më vonë, me ndërhyrjen e Këshillit Evropian dhe Federatës Ruse, Kryeministri i ish Jugosllavisë, Momir Bulatoviq ngriu vendimin.
Më 24 nëntor 2008, ai u bë qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, titulli i dhënë nga Presidenti Bamir Topi. Më 15 janar 2009, në 10 vjetorin e masakrës së Reçakut, atij iu dha Medalja e Artë e Lirisë nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Me një rast kur në Kosovë i ishte ndarë një mirënjohje, Walker kishte dhënë besën se do të bëjë çdo gjë për Kosovën.
“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, ishte shprehur ai.
Ambasadori Walker nga martesa e tij ka 4 fëmijë, 2 vajza dhe 2 djem.