Ishte i pakënaqur me jetën, 29-vjeçari vret kalimtarin që të hyjë në burg

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Policia austriake ka mbetur e çuditur dhe pa fjalë kur një i dyshuar hyri në ambientet e komisariatit dhe tha se vrau një burrë pasi ishte i pakënaqur me jetën dhe dëshironte të shkonte në burg.

29-vjeçari iu tha hetuesve se kishte disa javë që e kishte menduar krimin me qëllimin e vetëm që të burgosej.

Ai u arrestua më pas nga policia e Tirolit me akuzën e vrasjes me dashje të një personi me thikë. I dyshuar shkoi vetën në komisariat ku tregoi ngjarjen dhe mori përgjegjësinë për krimin.

Sipas mediave austriake, i riu kishte vrarë një të moshuar në një zonë të pyllëzuar pranë lumit Inn.

Të ngjashme