Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit Artificial. Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për një 57-vjecar me inicialet A.I, banues në Tiranë.
57-vjecari ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur pasi në trup nuk kishte shenja dhune.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.