Një turist nga Prishtina ndërroi jetë paraditen e djeshme në Fan të Mirditës, ndërsa po udhëtonte në një autobus me pikëmbërritje Sarandën.
I ndjeri është një shtetas 56-vjeçar me inicialet N.F., nga Prishtina. Ai ishte nisur për në qytetin bregdetar për të shijuar rrezet e fundjavës por pa mundur të mbërrije në destinacion.
Duke udhëtuar me autobusin e linjës “Sharri-Travel” nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.