ISIS-i kërkoi falje për sulmin ndaj izraelitëve

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 13:06 | Nga

Luftëtarët e ISIS-it “kërkuan falje” pas nisjes së një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë, ka pohuar ish-ministri i Mbrojtjes i vendit

Moshe Ya’alon thuhet se ishte duke iu referuar një incidenti kur një grup i lidhur me ISIS-in shkëmbyen zjarr me forcat izraelite nëntorin e kaluar.

“Kishte një rast kohët e fundit ku Daesh ISIS hapi zjarr dhe kërkoi falje”, tha z. Ya’alon duke folur në një ngjarje në qytetin verior të Alufas, gjatë së cilës ai ishte duke u intervistuar për politikën e Izraelit në Siri.

Pas një beteje të shkurtër me armë, ushtria izraelite sulmoi grupin xhihadist sirian Khalid ibn al-Walid me aeroplanë dhe zjarr tank, duke vrarë katër prej tyre, raporton Times of Israel.

Kjo ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis forcave izraelite dhe militantëve të ISIS-it pasi grupi terrorist hapi zjarr mbi një patrullë ushtarake në anën izraelite, tha një zëdhënës ushtarak në atë kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme