ISIS merr përgjegjësinë për sulmin, rriten kërcënimet terroriste në Britani

Prishtinë | 16 Sht 2017 | 09:33 | Nga

Organizata terroriste Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer sot në një tren nëntokësor në Londër.

Gjatë sulmit lëndime kanë marrë 29 persona, të cilët janë trajtuar në qendrat shëndetësore.

Pas sulmit, policia dhe ushtria britanike ka ngritur nivelin e sigurisë.

Detektivë të policisë dhe agjentët të kundërzbulimit janë vënë në kërkim të autorit të bombës.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se ushtria duhet të ofrojë mbështetje të pakufizuar ndaj policisë, e mund t’i zëvendësojnë ata në detyrat si rojtarë nëpër disa vende specifike, që nuk janë të qasshme për publikun.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme