Islami: Tragjedia siriane nuk mbaron me rënien e Halepit

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 07:53 | Nga

Fytyra i qesh kur kujton ditët e kaluara nëpër qytetin-pazar. Në Halep pushonte disa ditë sa herë nisej nga vatrat e luftës civile në Liban dhe luftës irako-iraniane në vitet tetëdhjetë. Tmerret e luftërave me masakra masive nëpër kampe refugjatësh e vija fronti i përshkruante për lexuesit shqiptarë në shkrimet e tij në “Rilindje” si korrespondent në Lindje të Mesme.

Ndryshe frymonte atëherë Halepi, aty ku shkriheshin dallimet sektare, fetare, etnike e racore. Rrugicat e mbushura me tezga erëmonin në qytetin e vjetër të mbrojtur nga UNESCO-ja. Nehat Islamin e mahniste qyteti simbol i diversitetit. Në qytetin më të madh tregtar të Sirisë do të njihej edhe me sirianë me mbiemrin Arnauti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Disa nga shqiptarët e Sirisë kishin prejardhje prej ushtarëve të Mehmet Ali Pashës së Egjiptit që i kishte nisur për ta pushtuar Stambollin, por ishin thyer në gjysmë të rrugës prej Perandorisë Osmane. Aty kishte edhe poetë, këngëtarë e piktorë që s’i mohonin rrënjët shqiptare. Në Halep takohej Lindja e Perëndimi, thekson ai. Tash është rrënojë.

“Ka qenë qytet i cili e ka lidhur Evropën me Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët, do të thotë ka qenë njëfarë udhëkryqi, ka qenë një qytet me plot përmendore, objekte të rëndësishme përmendore, objekte të kulturës, kultit”, thekson Islami, tani drejtor ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës. Islami, që i ka përcjellë përherë zhvillimet në botën arabe, nuk pret që lufta civile të përfundojë me rënien e Halepit…”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme