Në këtë Ramazan, Islamic Relief në mbarë botën ka afruar më shumë se 200,000 pako ushqimore për komunitetet që kanë nevojë, në më shumë se 30 vende pavarësisht nga gjinia, raca, feja, etnia ose përkatësia politike.
Fushata ynë e Ramazanit i ka mundësuar njerëzit t’a ndajnë gëzimin dhe bekimet e muajit të shenjtë me familjet anembanë globit.
Donacionet që kemi marrë i kanë mundësuar Islamic Relief në Kosovë të shpërndajë mbi 4000 pako ushqimore në 13 komuna, duke arritur shumë familje në nevojë. Shpërndarja e pakove ushqimore është arritur në bashkëpunim me Komunat, Departamentet Sociale, Kryqin e kuq. Komunat të cilat përfituan janë: Komuna e Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Malishevës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Gjilanit, Zhegrës, Podujevës, Lipjanit, Pejës dhe familjeve të programit të jetimëve. Kjo ishte një ndihmë e madhe në të cilën përfituan 4500 familje.
Shpërndarja është bërë kryesisht në formë kolektive, por në disa raste Islamic Relief, ka dërguar edhe individualisht, sipas listës së bërë nga Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, Departamentet Sociale në kuadër te Komunave. Aktiviteti i shpërndarjes së pakove u mbajt nga 27 maj deri më 23 qershor 2017
Ndikimi i këtij projekti, dhe projekteve të tjera në përgjithësi, janë të mirëpritur shumë nga njerëzit në nevojë. Mbështetja e donatorëve tanë anembanë botës është jetësore, duke na lejuar të arrijmë komunitetet në nevojë të cilat përndryshe janë kategori e harruar.