Islanda me mungesa ndaj Kosovës

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 12:51 | Nga

Përfaqësuesja e Islandës ka shpallur listën kundër për ndeshjen kundër Kosovës që do të zhvillohet më 24 mars në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, shkruan albinfo.ch.

Islanda do të ketë disa mungesa për këtë ndeshje, pasi katër lojtarë kyç janë të lënduar, kurse një është i lënduar. Islandës kundër Kosovës do t’i mungojnë Alfred Finnbogason, Birkir Bjarnason, Johann Berg Gudmundsson, Kolbeinn Sigporsson dhe Theodor Elmar Bjarnason.

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson ka thënë se pavarësisht mungesave pret fitore me Kosovën.

“Do të mundohemi të shënojmë. Ata kanë filluar të luajnë së fundmi. I kanë zhvilluar katër ndeshje dhe do ta japin maksimumin nga vetja. Ata nuk e kanë luksin të llogarisin në lojtarë që kanë luajtur së bashku kohë të gjatë, në ekipin A apo tek të rinjtë. Sidoqoftë, është zbavitëse ta shohim se çka mund të ofrojë një grup që ka harmoni”, ka thënë ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme