Ismaili: Këtë vit po blejmë 4.2 milionë euro pajisje moderne mjekësore

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë këtij raportimi, ministri Ismaili është pyetur edhe për blejren e pajisjeve mjekësore gjatë mandatit të tij për QKUK-nëdhe Spitalet e Përgjithsme.

Në përgjigjen e tij ministri Ismaili ka treguar listën me pajisje qëjanë blerë gjatë këtyre dy viteve.

Ai ka përmendur se si kur ka ardhur në Ministri të Shëndetësisë ka gjetur klinikat dhe spitalet pa aparatura.

“Në vitin 2018, së bashku me SHSKUK-në, kemi blerë rreth 5 milionë euro pajisje për QKUK-në dhe Spitalet e Përgjithshme. E kemi gjetur Klinikën e Gastroenterologjisë pa gastroskop, sot i ka dy, Gjinekologjinë pa pajisje të duhura mjekësore, sot i ka tëshumicën”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai ka treguar se si përmes investimeve që janë bërë, janë hequr listat e pritjes për shumë shërbime mjekësore dhe janë ndalë referimet për trajtime jashtë institucioneve publike shëndetësore që kanë qenë barrë e madhe për pacientët dhe shtetin.

“…Në pajisje kemi bërë mjaft përparim. Kemi pasë mungesë të ultrazërave dhe kjo e ka dëmtuar diagnozën, por edhe besimin e njerëzve në klinikë. Kemi bë ndryshime të mëdha të pajisjeve dhe kemi arrit ta shtojmë nivelin e pajisjeve. Krejt pajisjet na kanë kushtuar 30 mijë euro e përpara na ka kushtuar 30 mijë euro vetëm me e dërgu për trajtim jashtë vendit. Në shtator presim pajisjet nga një donacion që e kemi përfituar nga Japonia 1.1 milion euro”, tha ai.

Në përgjigje të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, në lidhje me Ligjin për Paga dhe përfshirjen e disa kategorive, Ismaili tha ligji ka lejuar që pagat të ngritën në 30 për qind.

“Brenda mundësisë ligji ka lejuar të ngritën deri në 30 për qind të pagave. Kërkesat për rritje të pagave kërkoj nga ju ta votoni ligjin, ligji nuk është votu prej deputetëve që kanë qenë vetë mjek. Ligji për Paga i ka rritë pagat për të gjithë punëtorëve shëndetësorë. Ne kemi luftuar me shpirt me arrit një sistem ku mjeku në Kosovë e krijon një mirëqenie të vet. Tash kemi punë me produktivitet të tyre”, tha ai.

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e pyeti ministrin Ismaili për numrin e shtretërve në QKUK.

Ismaili tha se nga blerja e 800 shtretërve, gjinekologjia ka përfituar më së shumti.

Sa i përket gjinekologjisë thatë se nuk ka shtretër, i kemi ble rreth 800 shtretër dhe gjinekologjia ka përfituar më së shumti. Nuk ka kërkesë sepse unë. Nuk ka kërkesë sepse unë iu kam thënë kemi buxhet dhe mund t’i bleni shtretërit. Në Pulmologji ke pasë shtretër të vitit 1980. Nëse merresh me çështje të tilla sigurisht që ka me pasë vonesa tjetër kah. Për herë të parë pas 20 viteve është krijuar një legjislacion që e ka ndalë abuzimin me ligj. Është krijuar një bazë që çmimet në barnatore të jenë fikse”, tha ai, raporton EO.

Ministri Ismaili ka treguar se edhe gjatë vitit 2019 do të blihen rreth 5 milionë euro pajisje tjera mjekësore për të modernizuar shërbimet shëndetësore.

Të ngjashme