Ismaili: Me 11 milionë € do të blihen edhe barna esenciale, jo më shtrenjtë se çmimi real

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 11:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili po e konsideron shumë të rëndësishme ndarjen e 11 milionë eurove nga Qeveria për ministrinë që ai drejton.

Në një prononcim për Ekonomia Online, menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, Ismaili tha se këto mjete do të jenë shtysë për një furnizim të duhur me barna.

Ismajli tha se 11 milionë eurot e ndara për ministrinë që ai drejton do të ndihmojnë në furnizimin me barna me material shpenzues si dhe për mbulimin e shpenzimeve për shënimet jashtë vendit.

“Është një ditë shumë e mirë për MSh-në, por edhe për të gjithë pacientët si dhe institucionet shëndetësisë për arsye se pas një kërkese që kemi paraqitur në ministrinë e Financave, qeveria ka marr vendim për ndarjen e 11 milionë eurove të cilat mjete do të përdoren për sigurimin e barnave të nevojshme, por edhe një listë të gjatë të pritjeve për shërbimet jashtë vendit sepse ne kemi një gjendje ku kemi pasur borxhe që na kanë mbetur nga një kohë e gjatë dhe tani me këto shtesa financiare të cilat jemi duke i marr nga qeveria. Jemi duke përmirësuar gjendjen te pacientëve, por edhe në anën tjetër duke zvogëluar borxhet që kemi marrë”.

Ismajli tha gjithashtu se janë duke punuar edhe me departamentin ligjor dhe zyrën e prokurimit që të gjejnë një përgjigjeje lidhur me kontratat e arritura të cilat vet ministri kishte paraqitur shqetësimin se janë të kontraktuara me çmim shumë më të lartë, raporton EO.

“Besoj shumë se kjo do të jetë një shtysë në drejtim të duhur ne do të jemi të gatshëm të sigurojmë një kontingjent të barnave me kontratat që i kemi. Ky është një proces i cili është duke u analizuar nga departamenti jonë në mënyrë që të japim një përgjigjej që të mos blejmë barna më shtrenjtë së sa që shiten në privat. Besoj që gjatë muajve të ardhshëm  do të shohim një reformë se si blihen barnat”.

Të ngjashme