Ismaili: PDK-ja arriti ta ndryshojë rrjedhën e historisë në Kosovë

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 18:23 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili,  në Konventën e kësaj partie për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ka thënë se asnjë parti nuk ka dhënë më shumë për Kosovën sesa PDK-ja.

“Ishte një grup i njerëzve në vitet ‘90 që vendosën ta sfidojnë status quo-n. Të rinj arritën ta themelojnë UÇK-në. Kjo UÇK jo vetëm që arriti të krijojë një realitet të ri, por ta betonojë aleancën me shtetet perëndimore”.

Ai ka shtuar se duke parë pritjet e qytetarëve, kryetari Veseli ka nisur platformën “Dekada e Re” për ta fuqizuar PDK-në dhe Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Me qeverinë e PDK-së filluan investimet e mëdha pa diskriminim në gjithë Kosovën. Kosova u anëtarësua në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në gjitha dekadat e kaluara, PDK arriti ta ndryshojë rrjedhën e historisë në Kosovë. Kosova ka nevojë për forcim të mëtejmë. Duke parë pritjet e qytetarëve, kryetari Veseli ka nisur platformën për fuqizimin e PDK-së dhe Kosovës. Dekada e Re është fryma e PDK-së ku mosha dhe gjinia s’ka rëndësi. Asnjë parti më shumë se PDK-ja nuk ka dhënë për Kosovën, asnjë parti më shumë se PDK-ja nuk ofron hapësirë për kuadro”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kuci-pdk-ja-eshte-lokomotiva-e-proceseve-politike-qe-nga-viti-1999/

Të ngjashme