Ismaili përuron 101 barnatore të reja në QKUK: Çdo ilaç do të shkojë te pacienti

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 14:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë përuruar projektin e “Transformimit Farmaceutik”, që përfshinë hapjen e 101 barnatoreve të Klinikave dhe reparteve.

Të gjitha barnatoret brenda QKUK-së do të jenë të pajisura me infrastrukturë të re, kamera, kontrollë të hyrjes, inventar medicinal dhe administrative, të cilat garantojnë që secili bari i blerë të shkoj deri te pacienti.

Për më tepër, i gjithë zingjiri shpërndarës i barnave do të jetë i kontrolluar në mënyrë digjitale.

Gjatë përurimit të këtij projekti, ministri Ismaili tha se ky projekt, përvec që siguron një ruajte optimale të barnave, garanton edhe që ato të shkojnë deri te pacienti.

“Këtu shohim një nga barnatoret në të cilat janë investuar, përpos që duken moderne janë mirë të furnizuara dhe në anën tjetër kanë një sistem softwerik që u lejon që të përcjellen barnat se te cili repart po shkojnë, sa po shpenzohen ato, na jep një kontroll më të mirë mbi barnat sepse e dijmë që edhe nga raportimi më herët se nuk kemi pasë kontrollë mbi barna se më cfarë sasie janë shpenzuar”, tha Ismaili.

“Sot kemi një situatë tjetër që përpos luftimit me çmime abuzive kemi arrit që ato t’i kthejmë në një infrastrukturë moderne për personelin shëndetësorë, por edhe për pacientët tanë. Ishte një pjesë shumë e mirë, një pamje moderne, por po besoj që do u mundësojë spitaleve jo vetëm sot që me vite të modernizohet me shërbimet e tyre dhe mos të kemi mungesë të barnave për pacientët tanë”, tha ai.

Ndërsa drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se barnat e kontrolluara sapo të vijnë në barnatore qëndrore do u mundësojnë atyre që t’i përcjellin tek pacientët.

“Jemi këtu tek barnatoret klinike, në fakt është një projekt i rëndësishëm për sistemin shëndetësorë, janë 100 barnatore klinike dhe të reparteve, disa vec janë aktivizu, ato të reparteve janë në fazëm e dytë, presim që brenda 2-3 muajve të aktivizohen në tërësi”.

“…është me rëndësi që për herë të parë në sistemin shëndetësorë po bëhet një modernizim përvec infrastrukturës, e njejta edhe sa i përket farmacisë, d.m.th barnat e kontrolluara posa të vijnë në barnatore qëndrore na mundëson që t’i përcjellim tek paciëntët dhe që ka shumë të mira, edhe nëse rrjedha e barnave nëse ka ndodhë do të parandalohet me këtë sistem të menagjimit farmaceutik”, tha Sejdiu.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha, tha se tani më do bëhet një planifikim më i mirë i barnave.

“Për momentin jemi të furnizuar edhe me barna dhe shpresojmë që me hapjen e këtyre barnatoreve do bëhet një planifikim sa më i mirë i barnave”, tha ajo.

Të ngjashme