Ismaili: Qytetarët e Prishtinës e kanë ndjerë keqqeverisjen që prodhuan Vetëvendosje e LDK-ja

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Uran Ismaili, nga radhët e PDK-së, ka thënë se kanë caktuar koordinatorët e nëndegëve në Prishtinë, si garanci për mobilizim më të madh të PDK-së në kryeqytet.

Ai ka thënë se gjatë takimit që patën, është ndjerë fryma e afrimit me PDK-në dhe kërkesa për ndryshim të qeverisjes.

“Qytetarët e Prishtinës më shumë se të gjithë e kanë ndjerë keqqeverisjen nacionale dhe lokale që prodhuan Vetëvendosje dhe LDK. Sot kemi caktuar koordinatorët e nëndegëve të kryeqytetit, si garanci për mobilizimin më të madh të PDK-së në Prishtinë”, tha ai.

“Në të gjitha takimet që patëm sonte me shumicën e nëndegëve, ndjehet fryma e afrimit me PDK-në dhe kërkesa për ndryshim të qeverisjes. Nesër vazhdojmë takimet me nëndegët tjera, deri në ditën e fitores – ditën e rimëkëmbjes”, shkruan Ismaili në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme