Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili është takuar me Shoqatën Private të Transportuesve të Prishtinës.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se aleatët e Trafikut Urban të kryeqytetit të cilët i shërbejnë qytetarëve çdo ditë dhe e dijnë më së miri se asgjë nuk funksionon pa bashkëpunim.
Postimi i tij i plotë:
Në takim me Shoqatën Private të Transportuesve të Prishtinës, aleatët e Trafikut Urban të kryeqytetit të cilët i shërbejnë qytetarëve çdo ditë dhe e dijnë më së miri se asgjë nuk funksionon pa bashkëpunim. Në vend të krizës e përçarjes, qytetarët meritojnë udhëheqësi që ofron stabilitet, punë dhe zgjidhje. Me 7 qershor i themi stop krizës!