Istog, arrestohet pasi i mori drunjtë që iu konfiskuan

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar një person është arrestuar pasi i njëjti depoja e pylltarisë, ku ruhen drunjtë e konfiskuar dhe automjetet e transportit, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë traktorin dhe dy rimorkio, të cilat të njëjtit i janë konfiskuar më 08.01.2020.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sine të Istogut, të shtunën në ora 19:00.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme