Istogu i jep FSK-së në shfrytëzim 16 hektarë tokë dhe një kompleks ndërtesash

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 08:56 | Nga

Komuna e Istogut ka vendosur që Forcës së Sigurisë së Kosovës t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet 16 hektarë tokë komunale dhe një kompleks ndërtesash, të cilat Komunës ia kishte lënë KFOR-i spanjoll pas largimit nga Kosova. Në majin e vitit 2010 hapësira dhe ndërtesat i janë dhënë në shfrytëzim FSK-së, por pa ndonjë afat.

Një mori ndërtesash në një hapësirë prej rreth 16 hektarësh tokë në Istog, të cilat i kishte ndërtuar KFOR-i spanjoll dhe të cilat i kishte shfrytëzuar deri me largimin nga Istogu, tani e tutje do të shfrytëzohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Komuna e Istogut ka vendosur që Forcës së Sigurisë së Kosovës t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet 16 hektarë tokë komunale dhe një kompleks ndërtesash, të cilat Komunës ia kishte lënë KFOR-i spanjoll pas largimit nga Kosova.

Lulzim Blakaj, nënkryetar i Istogut, ka thënë se Komuna ka biseduar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, për një marrëveshje për t’ia dhënë FSK-së në shfrytëzim të një hapësire prej rreth 16 hektarësh tokë komunale, në të cilën ndodhen një mori ndërtesash, të cilat KFOR-i spanjoll i kishte ndërtuar për nevojat e veta.

Blakaj ka sqaruar se në vitin 2000 KFOR-i spanjoll kishte kërkuar nga Komuna një hapësirë për t’u vendosur, pasi që ajo pjesë ishte vënë nën përgjegjësinë e KFOR-it spanjoll.(Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme